TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht një 38-vjeçar për “shkatërrim të pronës me zjarr”.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi O.Y i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje prej 3 dynymë në fshatin Baçallëk të Pogradecit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për shtetasin O. Y., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Baçallëk, Pogradec, ky shtetas ka djegur një sipërfaqe prej 3 (tre) dynymë barishte dhe shkurre”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
/r.e/























