Ballina Flash

UEFA hetim disiplinor kundër Federatës Angleze të Futbollit

ZYRIH, 14 korrik /ATSH-AA/ – UEFA filloi një hetim disiplinor kundër Federatës Angleze të Futbollit pas incidenteve në finalen e EURO 2020.

”Procedurat disiplinore u hapën pas ndeshjes finale të EURO 2020 midis Italisë dhe Anglisë në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës”, tha UEFA në një deklaratë.

“Në përputhje me nenin 31 (4), një inspektor i UEFA-s është caktuar të kryejë një hetim disiplinor mbi ngjarjet ku u përfshinë tifozë që u ndodhën brenda dhe rreth stadiumit”, thuhet në njoftim.

FA gjithashtu përballet me katër akuza, pushtimin e fushën e lojës nga mbështetësit e saj, hedhjen e objekteve nga mbështetësit e saj, shqetësimin e shkaktuar nga mbështetësit e saj gjatë himnit kombëtar italian dhe ndezja e një fishekzjarri nga mbështetësit e saj.

Italia është kurorëzuar kampione e EURO 2020, duke fituar trofeun e tyre të parë evropian që nga EURO 1968./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMë shumë gra të angazhuara në formimin profesional
Artikulli tjetër30-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Itali/ Koncert në Porto Palermo