Ballina Aktualitet

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Albert Spiro.

Vendimi në KPK për gjyqtarin Spiro u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja.

Gjyqtari Spiro nuk arriti të kalojë filtrin e Vetingut sa i përket problemeve me pasurinë e tij.

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

Në qershor të këtij viti, gjyqtari Spiro u akuzua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt, një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet në shëndetësi/ Ritme të larta punimesh për ndërtimin e pediatrisë së Elbasanit
Artikulli tjetërAmazon probleme në gjithë botën me faqen e blerjeve online