Ballina Flash

53 qytetarë kanë përfituar shërbimin e ndihmës juridike falas gjatë qershorit

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ 53 qytetarë kanë përfituar shërbimin e ndihmës juridike falas gjatë muajit qershor.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh sot se vijon ofrimi për qytetarët i shërbimit të ndihmës juridike falas.

Gjonaj theksoi se ky shërbim ofrohet, jo vetëm nëpërmjet qendrave të ndihmës ligjore, por edhe nëpërmjet linjës së gjelbër telefonike 0800 1010.

Gjonaj nënvizoi se gjatë muajit qershor, nga ky shërbim kanë marrë ndihmë juridike parësore falas 53 qytetarë nga juristët e këtij shërbimi.

“Vijojmë të ofrojmë për qytetarët shërbimin e ndihmës juridike falas jo vetëm nëpërmjet qendrave të ndihmës ligjore, por edhe nëpërmjet linjës së gjelbër telefonike 0800 1010. Gjatë muajit qershor, nga ky shërbim kanë marrë ndihmë juridike parësore falas 53 qytetarë nga juristët e këtij shërbimi”, u shpreh Gjonaj. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSekretari i Përgjithshëm i Aleancës Europiane të Agjencive të Lajmeve, Giboi: Eksperienca e Krasniqit në media, do të orientojë AMA-n drejt paanshmërisë
Artikulli tjetër“BE po sjell mbi 150 mijë vaksina Pfizer”/ Pajisje mjekësore prej 4 milionë eurosh për Shqipërinë