Ballina Flash

Facebook prezanton Buletinin, konkurentin e Substack

KALIFORNI, 6 korrik /ATSH/ – Kompania Facebook filloi një shërbim të ri, të quajtur Buletin, i cili lejon edhe shkrimtarët të botojnë dhe të postojnë falas veprat e tyre në internet, ato më pas të dërgohen në kutitë e pajtimtarëve dhe të ndahen në Facebook, shkruan faqja e internetit  theverge.it.

Facebook thotë se nuk do të kërkojë një komision nga shkrimtarët dhe ata do të kenë pronësinë e plotë të punës së tyre dhe listës së pajtimtarëve.

”Platforma e re është “përqendruar në fuqizimin e shkrimtarëve të pavarur, duke i ndihmuar ata të arrijnë audienca të reja”, tha shefi i Facebook, Mark Zuckerberg.

Në fillim, Facebook nënshkroi me shkrimtarët Malcolm Gladwell, Tan France dhe Erin Andrews, ndër të tjera, për të mbuluar një gamë të gjerë temash, nga sportet dhe financat te shkenca dhe mjekësia.

Buletini është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj popullaritetit në rritje të Substack dhe produkteve të tjera të gazetave.

Substack përdoret nga një numër shkrimtarësh të shquar, duke përfshirë Glenn Greenwald dhe Anne Helen Petersen, dhe kompania ka njohur talentin e tyre me pagesa të garantuara.

Twitter gjithashtu kohët e fundit bleu ”Revue”, një tjetër platformë buletinesh, megjithëse nuk ka bërë shumë për ta integruar atë në rrjetin social.

Substack merr një shpërblim prej 10% të pajtimeve, ndërsa Revue merr 5%.

Zuckerberg thotë se Buletini është pjesë e misionit të Facebook për të vazhduar rritjen e mjeteve të tij të krijimit të parave./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBJELLORUSI – Kundërshtari i Lukashenkos, opozitari Babariko dënohet me 14 vite burg
Artikulli tjetërTwitter shqyrton mundësinë e ”cicërimave” vetëm mes miqve