Ballina Flash

Facebook kërkon raportimin e postimeve ekstremiste

KALIFORNI, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Kompania Facebook ka filluar t’u dërgojë disa përdoruesve në SHBA një ”kuti” në të cilën mund të tregojë, në mënyrë anonime, nëse një kontakt i tyre tregon shenja të ekstremizmit.

Një njoftim që do të vinte pasi një anëtar ka njohur, ose jo, një post të një natyre ekstremiste që kalon në murin e tij, në të gjitha format e tij.

Andy Stone, një zëdhënës i Facebook, theksoi risia është pjesë e ”Redirect Initiative”, me të cilën kompania promovon organizata kundër ekstremizmit dhe në mbështetje të njerëzve të përfshirë në aktivitete të tilla.

Përveçse kërkon të raportojë përmbajtje kundër politikave, Facebook u tregon përdoruesve burime dhe organizata që ndihmojnë për të lënë grupet ekstremiste.

“Ky test është pjesë e angazhimit tonë për të studiuar mënyra të ndryshme për të siguruar mbështetje për njerëzit në nevojë në Facebook, të përfshirë ose të ekspozuar ndaj përmbajtjes ekstremiste ose të lidhur me dikë që është në rrezik. Ne jemi duke bashkëpunuar me OJQ dhe ekspertë akademikë në këtë fushë dhe shpresojmë të kemi më shumë mundësi për të ndarë në të ardhmen”, shtoi Stone.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPogradec/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, programe aktive të hedhjes së rasatit të koranit në liqenin e Ohrit
Artikulli tjetërTalenti shqiptar/ Marco Alia, një tjetër gardian kuqezi gati për portën shqiptare