TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Forcat e detashmentit të mbrojtjes civile u angazhuan sot në mbështetje të Bashkisë Korçë dhe Njësisë Administrative Vithkuq, për vënien në kontroll të zjarrit në pyllin e pishave në Vithkuq.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili u shpreh se, “sot, që në orët e para të mëngjesit, forcat tona të detashmentit të mbrojtjes civile u angazhuan në mbështetje të Bashkisë Korçë dhe Njësisë Administrative Vithkuq, për vënien në kontroll të zjarrit në pyllin e pishave në Vithkuq”.
“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura do të jenë përkrah autoriteteve lokale e rajonale përgjatë gjithë sezonit të verës për të minimizuar dëmet mjedisore nga zjarret”, tha Peleshi.























