Ballina Flash

Ish-çifti presidencial Carter feston përvjetorin e platintë të martesës

UASHINGTON, 5 korrik /ATSH-ANSA/ –  Ish-çifti presidencial i SHBA-së, Jimmy dhe Rosalynn Carter, do të festojnë 75-vjetorin e martesë më 7 korrik.

Jimmy Carter, 96 vjeç, është ish-presidenti më jetëgjatë ende gjallë, megjithëse u diagnostikua me kancer në tru në 2015.

Jimmy dhe Rosalynn, që të dy nga Xhorxhia, u takuan përmes një takimi të rregulluar nga motra e tij.

Në atë kohë, Carter ishte një ndërmjetës i ri në Akademinë Detare.

Pothuajse 80 vjet më vonë ata janë ende bashkë, duke jetuar në të njëjtin qytet ku kanë lindur, Plains.

Pas qëndrimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, ata u bënë ambasadorë për të drejtat e njeriut dhe shëndetin publik.

“Është një partneritet 365 gradë”, tha presidenti i 39-të amerikan, në një intervistë me rastin e përvjetorit të martesës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Merkel: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE me interes strategjik
Artikulli tjetërVënia në kontroll e zjarrit në pyllin e pishave në Vithkuq/ Peleshi: Minimizim i dëmeve mjedisore nga zjarret