Ballina Flash

Gjermania arrin objektivin e një milion makinave elektrike

BERLIN, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Gjermania është në prag të arritjes së objektivit të saj prej një milion makinash elektrike, deklaroi ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier.

“Ne arritëm qëllimin tonë për një milion makina elektrike deri në vitin 2020,  gjë që të gjithë menduan se ishte e paarritshme këtë korrik”, i tha Altmaier gazetës ”Tagesspiegel”.

Altmaier tha se do të ketë një subvencion rekord për makinat elektrike këtë vit.

Rreth gjysma e makinave të subvencionuara janë automjete thjesht elektrike, ndërsa gjysma tjetër janë të ashtuquajturat hibride plug-in.

Sipas Altmaier, që nga fillimi i programit të rimbursimit, më shumë se 530 000 automjete janë subvencionuar dhe rreth 2,1 miliardë euro subvencione janë dhënë./   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Australia kufizon ardhjet në vend
Artikulli tjetërOperacion i SPAK dhe autoriteteve italiane kundër narkotikëve dhe pastrimit të parave, 38 urdhërarreste