SIDNEJ, 2 korrik /ATSH-ANSA/ – Australia përgjysmon numrin e njerëzve që mbërrijnë nga jashtë, të cilët lejohen të hyjnë në vend, për të frenuar përhapjen e Covid-19.
Që nga 14 korriku, pra, Australia do të lejojë vetëm 3 000 persona në javë të hyjnë në vend, një rregull që mund të mbetet në fuqi deri në vitin e ardhshëm.
Njoftimi shkaktoi shqetësim midis australianëve që jetojnë jashtë shtetit dhe që janë të ndarë nga familjet e tyre.
Kryeministri Scott Morrison theksoi megjithatë se masa do të lehtësojë presionin mbi sistemin e karantinës, i cili është i detyrueshëm për ata që mbërrijnë. /os/













