VOLFSBURG, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Volkswagen njoftoi se shitjet totale në SHBA të tremujorit të dytë u rritën me 72%, thënë ndryshe 120 520 automjete më shumë nga viti i kaluar.
”Këto janë shitjet më të mira tremujore që nga viti 1973”, theksoi kompania në një deklaratë.
Shitjet totale tremujore të makinave u rritën me 15% nga viti në vit në 32 553 njësi, ndërsa shitjet e SUV u rritën me 111% në 87 967 njësi më shumë nga viti i kaluar.
“Rritja jonë është nxitur nga SUV-at tanë dhe fitimet e tyre të konsiderueshme në disa nga segmentet më konkurruese në industri”, shtoi kompania./ /os/





















