Operacion i SPAK dhe autoriteteve italiane kundër narkotikëve dhe pastrimit të parave, 38 urdhërarreste

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Një superoperacion i trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave po zhvillohet ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe Antimafias Italiane, ku janë lëshuar 38 urdhërarreste, për 10 persona është ekzekutuar masa më parë.

Ambasada e Italisë në Shqipëri bën të ditur se “drejtoria Hetimore Antimafia, së bashku me autoritetet shqiptare, me ndihmën e Zyrës Italiane të Ndërlidhjes Interforcë në Tiranë dhe të policisë shqiptare, janë duke ekzekutuar urdhëra ndalimi të 38 personave përgjegjës për veprat penale të korrupsionit, abuzimit me detyrën, pastrimit të produkteve të veprave penale dhe trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

“Autoritetet Shqiptare dhe Drejtoria e Antimafia-s së Barit, me ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse të Forcave të Përbashkëta të Tiranës dhe të Drejtorisë së Përgjithshme te Policisë Shqiptare, Agjencitë e tjera ligjzbatuese, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, po ekzekutojnë në Shqipëri dhe në Itali, me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar në Tiranë e të DDA-së të Barit e – me koordimin e Eurojust-it (Hage) – i drejtuar nga anëtari  kombëtar i palës italiane, vendimin per caktim masash sigurimi të dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilën ka urdhëruar arrestimin e 38 (nga këto për 10 persona ekzekutuar masa më parë) personave të dyshuar për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndevë narkotike. Po zbatohen gjithashtu vendimet e sekuestrimit te pasurive te dyshuara se rrjedhin nga te ardhurat e aktivitetit kriminal apo te ardhura te tjera te paligjshme, në vlerë disa milionë euro”, bëhet me dije në një njoftim për mediet

Gjatë hetimeve të kryera në Shqipëri të operacionit “SHEFI” dhe “KULMI”, të kryera nga DIA e Barit në vitin 2018 e në vitin 2020, janë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpunëtorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe me pas trafikimi ne drejtim te brigjeve pugliese në bordin e gomoneve oqeanike të fuqishme.

Të dhëna më të hollësishme mbi operacionin, do të jepen gjatë konferencës me shtypin që do të bëhet sot në Tiranë në orën 10:30, ku do të marrin pjesë dr. Cafiero DE RAHO – prokuror kombëtar i Antimafias e Antiterrorizmit, Arben Kraja – drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar, dr. Filippo SPIEZIA – zëvëndëspresident e pjestar për palën e Italisë në Eurojust, dr. Roberto ROSSI – Kryeprokuror i Republikës në Bari dhe zoti Maurizio VALLONE – drejtori i përgjithshëm i DIA-s, Ardi Veliu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare.

https://direzioneinvestigativaantimafia.interno.gov.it/page/online.htm?fbclid=IwAR0aMAwzPM2iv5udXYpq712l1lbJYuFcC8BnI8coqEqJi9iizGmaw-s1aso

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.