BRUKSEL, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Më shumë fonde të BE për të ndihmuar vendet në zhvillim për të luftuar pasojat e drejtpërdrejta e efektet indirekte të pandemisë si edhe shpërndarje e drejtë e vaksinave globale, është objektivi i raportit mbi rolin e ndihmës dhe bashkëpunimit humanitar në adresimin e pasojave të pandemisë, i miratuar nga Parlamenti Europian me 443 vota pro, 40 kundër dhe 209 abstenime.
“Pandemia ka prekur të gjitha vendet e botës, por ndikimi ekonomik dhe social u ndje më së shumti në vendet në zhvillim”, shpjegon raporti.
Raporti theksoi rëndësinë e përqendrimit të mbështetjes të “komuniteteve të prekura në mënyrë disproporcionale nga pandemia si për shembull ”refugjatët, punëtorët migrantë dhe fermerët”. /os/






















