Ballina Aktualitet

“Bregdeti ynë”/ Shembja e ndërtimeve pa leje vijon në Lukovë, Sarandë

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej 7 qershorit  ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme.

Gjatë ditës së sotme punonjësit e IKMT-së po punojnë për prishjen e objekteve pa leje në bregdetin e Lukovës në Sarandë.

Krahas shembjes së ndërtimeve pa leje, IKMT po bën edhe pastrimin nga inertet që mbeten pas, për të mos krijuar asnjë pengesë për pushuesit apo bizneset e tjera të ligjshme në zonat bregdetare.

Gjatë aksioneve të IKMT-së u shembën ndërtesa pa leje në Shëngjin, Velipojë e Ksamil.

Pas përfundimit të shembjeve në bregdet IKMT do të nisë punën për shembjen e ndërtimeve pa leje në Zonat e Mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – PE: Më shumë fonde për vendet në zhvillim
Artikulli tjetër“Nderi i Kombit” për 2 kirurgët e shquar prof. Petro Cani dhe prof. Petrit Gaçe