Ballina Flash

Ndihma ligjore falas në shërbim të qytetarëve/ Fushatë ndërgjegjësuese në Elbasan

TIRANË, 22 qershor /ATSH/ Ministria e Drejtësisë vijon promovimin e shërbimit ligjor për qytetarët, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit të shtetasve mbi shërbimin juridik falas.

“Ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike Falas zhvilloi një fushatë ndërgjegjësuese për shërbimet ligjore që ofrohen falas nga shteti në qytetin e Elbasanit, nëpërmjet bisedave me qytetarët, afishimit të posterave në institucione të ndryshme dhe shpërndarjes së fletëpalosjeve”, u shpreh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Fushata e ndërgjegjësimit u zhvillua pranë institucionit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pranë zyrës së ADISA dhe asaj të ASHK-së.

“Këto fushata ndërgjegjësimi do të vijojnë në gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve”, theksoi Gjonaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTurqia emëron “TURKOVAC” vaksinën vendase kundër COVID-19
Artikulli tjetërPakti për Universitetin/ Rikthehet tradita e laboratorit, studentët më të mirë në projektet e TKOBAP