Ballina Flash

FOKUS – Teste revolucionare antitrupash për zbulimin e varianteve

ABERDIN, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Shkencëtarët kanë zhvilluar teste “novatore” të antitrupave që mund të zbulojnë nëse njerëzit kanë qenë të ekspozuar ndaj varianteve të reja të Covid-19.

Studiuesit thanë se testet e reja mund të zbulojnë përgjigjet e antitrupave ndaj infeksionit nga virusi SARS-CoV-2 me saktësi më të madhe se 98% dhe specifike 100%, në kontrast me testet aktualisht të disponueshme që janë rreth 60-93%.

Testet e reja mund të përdoren për të vlerësuar prevalencën e llojeve të varianteve në qarkullim në komunitet, duke përfshirë variantet alfa dhe delta që u identifikuan për herë të parë në Kent dhe Indi.

Shkencëtarët thanë se testet kanë potencialin për të “ndryshuar në mënyrë dramatike trajektoren e rimëkëmbjes” nga pandemia.

Testet mund të vlerësojnë imunitetin afatgjatë të një individi dhe nëse imuniteti është i shkaktuar nga vaksina ose rezultat i ekspozimit të mëparshëm ndaj infeksionit.

Ata gjithashtu mund të japin informacion që mund të përdoret për të vlerësuar kohëzgjatjen e imunitetit të dhënë nga vaksina dhe efikasitetin e vaksinës në variante të reja. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor/ Sezoni veror forcon pozitat e lekut
Artikulli tjetërUrës Vajgurore i rikthehet përfundimisht emri historik/ Dimali, destinacion i turizmit kulturor dhe natyror