TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Mesi i muajit qershor, përkon me gjallërimin e sezonit turistik, që ka sjellë forcimin e pozitave të lekut kundrejt monedhave të huaja në tregun e brendshëm të këmbimit valutor.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën dollari amerikan u zhvlerësua me 0,08 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, euroja u zhvlerësua me 0,01 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 101,36 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 122,92 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u nënçmua me 0,30 lekë dhe këmbehet me 142,69 lekë.
Franga zvicerane zbriti me 0.30 lekë dhe këmbehet në kuotën e 112,85 lekëve.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 101.38 | -0.08 | |
| Euro | EUR | 122.92 | -0.01 | |
| Poundi Britanik | GBP | 142.69 | -0.30 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 112.85 | -0.07 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 92.05 | -0.51 | |
| Dollari Australian | AUD | 77.92 | -0.36 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 83.28 | -0.17 | |
| Korona Suedeze | SEK | 12.20 | -0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 12.19 | -0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 16.53 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 145.95 | -0.36 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 189010.84 | +294.23 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2802.63 | -13.47 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.84 | -0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.83 | +0.01 | |
| Lira Turke | TRY | 11.84 | -0.33 | |
/j.p/r.e/






















