BERLIN – Spahn sugjeron heqjen graduale të maskave

BERLIN, 14 qershor /ATSH-DPA/ – Rënia e normave të infeksionit të koronavirusit në Gjermani nënkupton që përdorimi i detyrueshëm i maskës në zonat publike mund të eliminohet, deklaroi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në një koment të postuar në shtypin e së hënës në mëngjes.

“Ne duhet të ndjekim gjendjen hap pas hapi në dritën e rënies së niveleve të incidencës”, tha Spahn për ”Funke Media Group”.

”Në ato pjesë të Gjermanisë ku shkalla e infeksionit është e ulët dhe vaksinimi i lartë, kërkesa mund të hiqet gradualisht edhe brenda ambienteve”, shtoi ai.

Por, Spahn gjithashtu theksoi që maskat duhet të mbahen në disa rrethana kur ekziston ndonjë “dyshim”, të tilla si kur udhëton ose takon të tjerë në shtëpi. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.