Ballina Bota

BM – Biden dhe Johnson prezantojnë Kartën e re Atlantike

UASHINGTON, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Boris Johnson janë të gatshëm të njoftojnë gjatë takimit të tyre në Cornwall një Kartë të re Atlantike për riforcimin e marrëdhënies së tyre speciale, mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Takimi kokë më kokë i tyre u zhvillua një ditë para samitit të G7-s.

Karta e Atlantikut është deklarata e nënshkruar më 14 gusht 1941 nga presidenti amerikan, Franklin Delano Roosevelt dhe kryeministri britanik, Winston Churchill në bordin e luftanijes ”Princi i Uellsit”.

Ai është akt diplomatik që hodhi bazat për rendin e ardhshëm botëror, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, bazuar në bashkëpunimin mes fuqive të mëdha aleate./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZaev: Plani ekonomik i BE-së për Ballkanin Perëndimor siguron bashkëpunim dhe rimëkëmbje
Artikulli tjetërFUTBOLL – UEFA: Përzgjedhja e futbollistit më të mirë në Europë më 26 gusht