FUTBOLL – UEFA: Përzgjedhja e futbollistit më të mirë në Europë më 26 gusht

STAMBOLL, 10 qershor /ATSH-AA/- Ceremonia e zgjedhjes së futbollistit më të mirë në Europë për sezonin 2020/2021, e organizuar nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) dhe Europa Sport Media (ESM) këtë vit, do të zhvillohet më 26 gusht në Stamboll të Turqisë.

Do të jetë zgjedhja e njëmbëdhjetë e futbollistit më të mirë në Evropë, të cilin e zgjedh juria e UEFA-s.

Gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Europës më 27 gusht, po ashtu në Stamboll, do të shpallet futbollisti më i mirë në këtë kompeticion për sezonin e kaluar.

“Juria e këtij viti e UEFA-së përbëhet nga trajnerë të 32 klubeve që në sezonin 2020/2021 kane luajtur në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

– Fituesit e Çmimit të UEFA-s për futbollistin më të mirë në Evropë

Viti 2011: Lionel Messi (Barcelona/Argjentina)

Viti 2012: Andres Iniesta (Barcelona/Spanja)

Viti 2013: Franck Ribery (Bayern Mynih/Franca)

Viti 2014: Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Portugalia)

Viti 2015: Lionel Messi (Barcelona/Argjentina)

Viti 2016: Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Portugalia)

Viti 2017: Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Portugalia)

Viti 2018: Luka Modriç (Real Madrid/Kroacia)

Viti 2019: Virgil van Dijk (Liverpool/Holanda)

Viti 2020: Robert Lewandowski (Bayern Mynih/Polonia)     /OS/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.