UASHINGTON, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Boris Johnson janë të gatshëm të njoftojnë gjatë takimit të tyre në Cornwall një Kartë të re Atlantike për riforcimin e marrëdhënies së tyre speciale, mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Takimi kokë më kokë i tyre u zhvillua një ditë para samitit të G7-s.
Karta e Atlantikut është deklarata e nënshkruar më 14 gusht 1941 nga presidenti amerikan, Franklin Delano Roosevelt dhe kryeministri britanik, Winston Churchill në bordin e luftanijes ”Princi i Uellsit”.
Ai është akt diplomatik që hodhi bazat për rendin e ardhshëm botëror, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, bazuar në bashkëpunimin mes fuqive të mëdha aleate./ /ec/
