Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Mirëpresim angazhimin e presidentit Biden për rifillimin e marrëdhënieve historike

BRUKSEL, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Për sa i përket samitit BE-SHBA ne mirëpresim angazhimin e presidentit Joe Biden për të rifilluar marrëdhëniet historike, ku samiti do të jetë një mundësi për të demonstruar se duam të trajtojmë së bashku sfidat, deklaroi nënkryetari i komisionit Europian, Valdis Dombrovskis në Parlamentin Europian në debatin mbi përgatitjen e samitit të G7-s dhe samitit BE-SHBA.

“Ne duam të zgjidhim mosmarrëveshjet e vazhdueshme midis BE dhe SHBA. Të zgjidhim mosmarrëveshjet mbi linjat ajrore dhe gjithashtu çështjet mbi aluminin dhe çelikun”, shtoi ai.

“Le të kalojmë nga fjalët në vepra”, theksoi Dombrovskis.

Në lidhje me Kinën, BE dhe SHBA synojnë “konsultim dhe bashkëpunim të ngushtë brenda kornizës së qasjeve të tyre përkatëse, të cilat përfshijnë elementë të bashkëpunimit, konkurrencës dhe rivalitetit sistematik”, sipas draftit të fundit  të deklaratës së samitit BE-SHBA.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Një humbje jete dhe 21 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërSeanca e Kuvendit për shkarkimin e Metës/ Hyseni prezanton raportin: Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën