Ballina Bota

COVID-19 – Polonia hap restorantet dhe ambientet sportive

VARSHAVË, 28 maj /ATSH-PAP/ – Polakët tani janë në gjendje të shijojnë një vakt si dikur në restorant për shkak të lirimit të kufizimeve të bllokimit që hynë në fuqi.

Së bashku me rihapjen e restoranteve janë hapur edhe pishinat, klubet e fitnesit dhe solariumet, megjithëse numri i vizitorëve është i kufizuar.

Në restorante ekziston një kufi prej 50% të kapacitetit.

Palestrat dhe klubet e fitnesit mund të mirëpresin vizitorë përsëri, por vetëm me një person në çdo 15 metra katrorë.

Pishinat gjithashtu duhet të mbajnë numrin e vizitorëve, përfshirë spektatorët, deri në 50%.

Kazinotë gjithashtu mund të rinisin punën./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Akademia e Shkencave në kapërcimin e dy epokave. Bashkëpunim për ligjin e medaljeve
Artikulli tjetërTBILISI – Duda: Dera për anëtarësimin e Gjeorgjisë në BE dhe NATO duhet të jetë e hapur