TIRANË, 28 maj/ATSH/ Gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti kanë fluturuar për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” 342,804 pasagjerë.
Autoriteti i Aviacionit Civil publikoi një analizë krahasuese mes 2019-2021.
Bazuar në të dhënat e tabelës, numri i pasagjerëve në fluturimet e rregullta në muajt janar, shkurt dhe mars ka rënie me 61% krahasuar me vitin 2019. Vihet re një ndryshim i lehtë në muajin prill ku ulja është 58% dhe numri i pasagjerëve ka filluar të jetë në rritje.
Nga ana tjetër, sipas AAC-së, fluturimet charter përgjatë muajve janar-mars kanë rritje të dukshme në 2021, por në muajin prill këto fluturime kanë pësuar rënie me 69% krahasuar me vitin 2019.
Kjo, sepse në vitin 2019 nisën fluturimet e para charter me turistë të huaj përgjatë muajit prill, ndërsa për vitin 2021 nisën në muajin maj. /j.p/























