Ballina Ekonomi

Kontrolli teknik i mjeteve/ Kategoritë e mjeteve më prioritare

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Shërbimi i Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore do të rinisë nga data 31 maj, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor publikoi kalendarin e kategorive më prioritare në këtë proces.

Sipas udhëzimit, fillimisht do të kryejnë kontrollin teknik kamionët, rimorkiot dhe tërheqësit të cilëve iu ka skaduar certifikata e mëparshme. Njëkohësisht do të kryejnë kontrollin edhe të gjitha mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore.

Mjetet e tjera rrugore për transport mallrash të rrezikshme, ato për transport udhëtarësht dhe ndërqytetës, taksitë, autoshkollat dhe mjetet e tjera në pronësi të subjekteve do të kryejnë kontrollin teknik në një fazë të dytë që do të njoftohet nga DPSHTRR.

Të gjitha mjetet e përdorura të regjistruara për herë të parë në Republikë e Shqipërisë nga data 1 janar, të gjitha mjetet që ju ka përfunduar certifikata e kontrollit teknik deri në datën 23 dhjetor 2020 ose nuk e kanë kaluar kontrollin teknik dhe duhet të riparaqiteshin brenda datës 31 dhjetor 2020.

“Synojmë uljen e kostove për qytetarët, garantimin e cilësisë e standardeve, si edhe ngritjen e dinjitetit të Automotorizimit Shqiptar. Investojmë për modernizimin e informatizimin, monitorimin në kohë reale, me qëllim ndalimin e qarkullimit të mjeteve jashtë parametrave, disiplinimin e flotës së mjeteve rrugore, mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e sigurisë rrugore në Shqipëri”, bën të ditur DPSHTRR. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAcer Aspire Vero, kompjuteri miqësor me mjedisin
Artikulli tjetër342,804 pasagjerë udhëtuan përmes Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” përgjatë 4-mujorit