Ballina Aktualitet

Qendra për Ndikimin Hebre: Shqipëria shembull në mbështetjen ndaj antisemitizmit/ Balla: Krenarë që miratuam përkufizimin IHRA

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Qendra për Ndikimin Hebre ka shprehur sot mirënjohje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, lidhur më mbështetjen ndaj antisemitizmit.

Përmes një postimi në Twitter, ndërsa ka ndarë postimin e Ballës, për 5-vjetorin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Qendra për Ndikimin Hebre shkruan se Shqipëria jep një shembull në luftën kundër fanatizmit.

“Faleminderit Taulant Balla për qëndrimin kundër antisemitizmit dhe për të qenë një aleat i palëkundur i Izraelit. Shqipëria jep një shembull në luftën kundër fanatizmit, duke adoptuar përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit si edhe duke organizuar Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Antisemitizmit”, shkruhet në faqen zyrtare të Qendrës në Twitter.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kujtoi një ditë më parë përmes një postimi në Twitter, 5-vjetorin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

“5-vjetori i Përkufizimit të Aleancës Ndërkombëtare të Holokaustit IHRA i Antisemitizmit. Shqipëria është krenare që ka miratuar përkufizimin e punës së antisemitizmit, më 22 tetor 2020. Shqipëria është e qartë në qëndrimin e saj dhe gjithmonë ka qenë kundër çdo forme diskriminimi”, shkruan Balla në Twitter.

Kujtojmë që më 28 tetor 2020, Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, organizuan Forumin e parë Ballkanik Kundër Antisemitizmit, 2020. Forumi u mbajt online.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVolumi i mallrave të transportuara me hekurudhë u rrit me 3,1 herë në muajin prill 2021
Artikulli tjetërVARSHAVË – Blaszczak: Dronët turq ndihmë në garantimin e sigurisë së Polonisë