TIRANË, 27 maj/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se qarkullimi i masave ajrore të qëndrueshme do të vijojë edhe ditën e enjte.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mesditës prani vranësirash shtresore kryesisht në zonat malore dhe ato kodrinore.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/s dhe në mesditë përgjatë bregdetit sërish fiton shpejtësinë deri 12m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/27 | re diell |
| Kukës | 12/27 | re diell |
| Lezhë | 14/28 | re diell |
| Dibër | 9/25 | re diell |
| Durrës | 15/27 | re diell |
| Tiranë | 16/28 | re diell |
| Elbasan | 14/29 | re diell |
| Berat | 11/29 | re diell |
| Vlorë | 14/27 | re diell |
| Korçë | 11/25 | re diell |
| Gjirokastër | 11/29 | re diell |
| Sarandë | 13/27 | re diell |























