Ballina Flash

Nis grumbullimi i Kombëtares U-21, ndryshime në listën e Bushit

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Ka filluar në hotel “Dyrrah” në Durrës grumbullimi i Kombëtares së 21-vjeçarëve, në prag të ndeshjes së parë eliminatore për Kampionatin Europian të vitit 2023, ndaj Andorrës në transfertë dhe miqësoren ndaj Bullgarisë po në transfertë.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se në grumbullim janë paraqitur të 25 lojtarët e grumbulluar nga tekniku Alban Bushi.

Ndërkaq, Ernest Muçi, sulmuesi i Legias së Varshavësh, ka pasur problem dëmtimi dhe pas vizitës së specializuar, kontrolleve dhe konsultave të stafit mjekësor i Kombëtares U-21 është konstatuar se ai nuk mund të rikuperohet për të luajtur këto dy ndeshje.

Në këto kushte stafi teknik ka vendosur që ai të largohet nga grumbullimi në mënyrë që të vazhdojë rikuperimin e dëmtimit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – OBSH: Varianti indian i pranishëm në 53 vende
Artikulli tjetërGjendet në Galapagos specia e breshkës që mendohej e zhdukur