Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore/ 168 inspektime, 27 masa për subjektet

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Gjatë ditës së sotme janë realizuar 168 inspektime dhe monitorime. Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 27 masa me paralajmërim, kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.

Referuar planit të marrjes së mostrave janë marrë 22 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.

Në zbatim të urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Taskforcës antikovid” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 227 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakËndrrat ndihmojnë trurin të kuptojë realitetin
Artikulli tjetërSHBA – Pretendimet e papunësisë në nivelin më të ulët