FRANKFURT, 20 maj /ATSH-DPA/ – Pas një evakuimi masiv të banorëve nga një lagje e populluar e Frankfurtit, ekspertët gjermanë shpërthyen një bombë të kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Zjarrfikësit postuan në Twitter menjëherë pas mesnatës se bomba 500 kilogramëshe e kohës së luftës kishte shpërthyer në mënyrë të sigurt.
Rreth 25 000 banorëve iu kërkua të largoheshin nga shtëpitë e tyre si një masë paraprake sigurie.
Bomba masive e pashpërthyer u zbulua gjatë punimeve të pastrimit nga ana e bashkisë./ /os/























