Ballina Ekonomi

Kursi i këmbimit/ Forcohen dollari dhe euroja, paundi britanik humbet terren

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten dollari amerikan dhe euroja fituan terren në raport me lekun, ndërsa paundi britanik u dobësua.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u forcua me 0,20 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, euroja u forcua me vetëm 0,03 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 101.46 lekë, ndërsa euro u këmbye me 122.90 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 0,42 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 0,24 lekë më tepër.

Monedha britanike këmbehet sot me 142.71 lekë dhe franga zvicerane me 112.25 lekë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjonaj: Ndryshimet ligjore garantojnë mbrojtjen totale të territorit
Artikulli tjetërZyra e Komisionerit, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit