Ballina Flash

Sezoni turistik/ Gjirokastër, pastrim nga bimësia dhe mbetjet urbane të mjediseve publike

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Strukturat e bashkisë Gjirokastër vazhdojnë pastrimin nga bimësia dhe mbetjet urbane, të mjediseve publike në qytet.

Në lagjet “Punëtori”, “11 Janari” dhe “Blloku i furrave”, është punuar për sistemimin dhe pastrimin nga bimësia të rrugëve të brendshme, shesheve dhe mjediseve të përbashkëta midis pallateve.

Ndërhyrje të tilla u kryen edhe për mirëmbajtjen e mjediseve të përbashkëta dhe sipërfaqeve të gjelbërta në lagjet “18 Shtatori”, “Granicë” dhe “Kodra e shtufit”.

Pastrimi nga mbetjet urbane dhe bimësia i rrugicave dhe shesheve midis pallateve, është pjesë e punës së bashkisë Gjirokastër.

Sipas bashkisë, për të evituar ndotjen e mjedisit i domosdoshëm është sensibilizimi dhe bashkëpunimi i komunitetit.

Në prag të hapjes së sezonit turistik qyteti i gurtë duhet të jetë gati për të pritur turistët.

/k.s//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO-Kantieri i rindërtimit/ 170 shtëpi të reja në Paskuqan, vijon puna me infrastrukturën rrugore
Artikulli tjetërPastrimi i parave/ Meta: Institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore