Ballina Flash

Siguria ushqimore/ AKU, 198 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 10 maj /ATSH – I. Vata/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Gjatë ditës së sotme janë realizuar nga drejtoritë rajonale të AKU-së 198 inspektime dhe monitorime  në bazë të fushës së veprimtarisë të planit mujor të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve.

Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 37 masa me paralajmërim kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit DDD si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 33 mostra në monitorim të produkteve ushqimore. Inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 599 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit, si dhe këshillimi i përfaqësuesve të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlos/ Vijojnë punimet për ndërtimin e Muzeut Historik dhe Kulturor
Artikulli tjetërEcën me monopatinë elektrike në trotuar, i konfiskohet… patenta