Ballina Flash

Ecën me monopatinë elektrike në trotuar, i konfiskohet… patenta

DORTMUND, 10 maj /ATSH-DPA/ – Një 49-vjeçar iu largua policisë me një monopatinë elektrike dhe me më shumë se 25 kilometra në orë, në qytetin gjerman të Dortmundit, gjë që i kushtoi marrjen e patentës.

“Qytetari po lëvizte në një trotuar dhe pothuajse u përplas me një këmbësor disa herë”, njoftoi policia.

“Përveç kësaj, personi shfaqi shenja të përdorimit të drogës”, tha një zëdhënës i policisë.

Sipas policisë, monopatina elektrike konsiderohet ligjërisht si një mjet motorik, prandaj oficerët e policisë i konfiskuan lejen e drejtimit 49-vjeçarit, si edhe monopatinën./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore/ AKU, 198 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin
Artikulli tjetërAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 15 fluturime të konfirmuara për të martën