TIRANË, 10 maj/ATSH/ Tirana International Airport (TIA) konfirmoi 15 fluturime për të martën, 11 maj 2021.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.
Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse.
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë:
⠀
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Mynih dhe kthim
/k.s/j.p/r.e/























