Klos/ Vijojnë punimet për ndërtimin e Muzeut Historik dhe Kulturor

TIRANË, 10 maj /ATSH – I. Vata/ Bashkia Klos vijon punimet për ndërtimin e Muzeut Historik të Klosit.

Lajmi bëhet i ditur nga bashkia Klos e cila informon se projekti financohet nga Bashkimi Europian.

“Megjithëse pas shumë sfidave dhe vështirësive të hasura për ndërtimin e Muzeut Historik dhe Kulturor në Klos, tani po punohet me një ritëm të shpejtë për të arritur në fazën përfundimtare të projektit”, sqaroi bashkia.

“Shumë pak muaj na ndajnë nga finalizimi i projektit “Zbulimit të Atraksioneve të Fshehura”, dhe ne jemi duke u bërë gati të hapim dyert për vizitorët nga e gjithë bota. Kujtojmë që ky projekt  financohet nga Bashkimi Europian, me partneritet të ngushtë me bashkinë Demir Hisar të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e bashkisë Klos.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.