Ballina Flash

Pediatria e re e Tiranës/ Manastirliu: Investimi do t’i shërbejë gjithë vendit

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një interviste në medie tha se Pediatria e re e Tiranës është drejt përfundimit.

Ajo theksoi se është një investim që do t’i shërbejë jo vetëm Tiranës, por gjithë vendit.

“Pediatria e re e Tiranës, një ndërtim modern që ka përfunduar është gati që me mobilimin dhe pajisjen të vihet në funksion të fëmijëve. Shërbimet përfshijnë reanimacionin pediatrik, me katër salla operacioni të gjitha sipas standarteve sa i përket shërbimeve pediatrike”, u shpreh ministrja.

Sipas saj, kapaciteti është rritur në 500 shtretër.

“Ky investim i shërben jo vetëm Tiranës por gjithë Shqipërisë, pasi është një qendër reference që ofron shërbime të specializuara”, u shpreh Manastirliu. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha në mbyllje të fushatës në Fier: Të dielën sjellim fitoren më të madhe
Artikulli tjetërVdes historiani i njohur francez, Marc Ferro