TIRANË, 21 prill /ATSH/ Kandidati për deputetet i PS në qarkun Fier, zv.kryeministri Erion Braçe zhvilloi një takim me banorë në Grabian.
Braçe gjatë takimit foli mbi investimet e shumta që ka bërë qeveria gjatë këtyre viteve të qeverisjes që nga kopshtet e shkollat e reja, tek ujësjellësi i ri ku theksoi se bëmë shumë më shumë se cilido në 30 vite.
“Bëmë rrugën Autostradë-Tre Ura-Grabian, Ferras, Mertish, rrugën Tre Ura-Cerme, Tre Ura-Stravec-Germenj-Divjake, Grabian-Dushk Can. Po bëjmë rrugën hyrëse në Grabian, rrugën Dushk Can-Shenkollas-Hallvaxhias-Germenj. Bëmë ujësjellësin e ri të Grabianit, nga puset e reja, depoja dyfish më e madhe, rrjeti tërësisht i ri”, tha Braçe.
Gjithashtu ai theksoi se përveç kanalizimeve dhe rielektrifikimin të pjesës më të madhe të Grabianit u bë dhe rindërtimi i 80% të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian.
“Bëmë kopshtin e ri dhe shkollën e re 9-vjeçare. Bëmë qendrën e re shëndetësore duke shembur plotësisht të vjetrën. Bëmë kanalizimet e ujërave të zeza e të bardha, kanalet vaditëse të para e të dyta në fushën e Grabianit. Bëmë urbanizimin e një pjese të madhe të Ferrasit gjithashtu dhe me rrugë e të arritshëm Stravecin. Bëmë rielektrifikimin e pjesës me të madhe të Grabianit. Bëmë rindërtimin e 80% të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian”, u shpreh Braçe.
“Bëmë dhe ndërtuam vepra. Ato mbeten. Llafet nuk janë punë.Ne veç punën kemi, asgjë tjetër, ndaj vlerësoni punën”, përfundoi Braçe.























