GREQI – Numër rekord rastesh me COVID-19, 2 411 në 24 orë

ATHINË, 18 prill /ATSH-ANA/ – Greqia konfirmoi 2 411 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shtatë prej të cilëve të identifikuar në pikat kufitare në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit publik (EODY).

Greqia ka konfirmua 313 444 të infektuar që prej fillimit të pandemisë.

Në rastet e konfirmuara shtatë ditët e fundit, 59 infektime lidhen me udhëtarët nga jashtë dhe 3 265 me raste të tjera të konfirmuara.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundur janë regjistruar 67 viktima duke e çuar numrin total të viktimave nga pandemia në 9 397.

Në total, 837 pacientë janë nën ventilator në spitale. Mosha e tyre mesatare është nga 68 vjeç deri në 85 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë pranuar 507 pacientë, një rënie me 7,31 PCT në raport me një ditë më parë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.