KROACI – 39 të vdekur dhe 1 565 raste të reja me Covid-19

ZAGREB, 18 prill /ATSH-HINA/ – Nga 7 535 teste të kryera për koronavirusin në Kroaci në 24 orët e fundit, 21%, e tyre, thënë ndryshe 1 565 persona kanë rezultuar pozitivë, njoftoi sot ekipi kombëtar i menaxhimit të krizave COVID-19.

Numri i të vdekurve ishte 39, që e çon në 6 562 numrin e përgjithshëm të fataliteteve në vendin balkanik.

Aktualisht, janë 15 668 raste aktive të infeksionit, përfshirë 2 105 pacientë në spitale, nga të cilët 194 janë vendosur në ventilatorë.

Deri tani Kroacia ka kryer më shumë se 1,7 milionë teste dhe 307 790 persona kanë dalë pozitivë.

Prej tyre, 285 560 janë shëruar nga kjo sëmundje, përfshirë 2 142 në 24 orët e fundit.

Deri më sot, sipas planit të vaksinave të Kroacisë, janë administruar më shumë se 691 000 doza.

Rreth 411 760 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 138 706 të tjerë janë inokuluar me të dyja dozat./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.