TURQI – Dendias në vizitë zyrtare

ATHINË, 14 prill /ATSH-AA/ – Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka bërë të ditur se ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Turqi.

Gjatë vizitës, ministri grek Dendias do të takohet me homologun e tij turk, Mevlut Çavushoglu.

Sipas ministrisë turke, në axhendën e takimit midis kryediplomatëve të vendeve fqinje janë të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe si edhe çështjet aktuale rajonale. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.