COVID-19 – Doza e dytë e vaksinave jo më vonë se 42 ditë

ROMË, 10 prill /ATSH-ANSA/ – Intervali i përsosur midis dy dozave vaksine është përkatësisht 21 ditë për atë të Pfizer/BionTech dhe 28 ditë për Moderna-n.

Sidoqoftë, nëse është e nevojshme të vonohet doza e dytë me disa ditë, nuk duhet të tejkalohet intervali prej 42 ditësh, për të dyja vaksinat mRNA.

Ekspertët përsërisin se, për një mbrojtje më të mirë, është e nevojshme të plotësohet cikli i vaksinimit me dozën e dytë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.