Ballina Flash

Këlliçi: Asnjë investim në Kashar

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Nga parku i liqenit të Kasharit, kreu i të rinjve demokratë Belind Këlliçi tha se “investimi 1 milion dollarë i premtuar nga qeveria dhe bashkia nuk ndodhi dhe komuniteti nuk përfitoi 10 milionë dollarë, siç tha Veliaj 3 vjet më parë”.

“Asnjë investim në këtë zonë që nga koha kur PD nuk është më në drejtimin e vendit”, u shpreh Këlliçi.

Ai kërkoi nga qytetarët të refuzojnë me votë këtë model propagande, për të patur një kryeministër normal që do t’i hapë rrugë zhvillimit ekonomik dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAhmetaj: Zero taksa për biznesin e vogël është sot fakt, do të vijojë njësoj deri në 2029
Artikulli tjetërInvestimet në infrastrukturë/ Balla: Shqipëria fiton vetëm me Edi Ramën