Ballina Bota

NJU JORK – OKB kërkon 10 miliardë dollarë për Sirinë

NJU JORK, 30 mars /ATSH-AA/ – Organizata e Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për grumbullimin e 10 miliardë dollarëve për nevojat urgjente të ndihmës humanitare për 24 milionë sirianë.

Zyra për koordinim të çështjeve humanitare të OKB-së, Komisariati i OKB-së për refugjatë dhe Programi zhvillimor i OKB-së publikuan një njoftim në të cilën paralajmëruan për krizën gjithnjë më të madhe të urisë dhe varfërisë në mesin e sirianëve.

”Numri i sirianëve të cilëve këtë vit u nevojitet ndihmë humanitare brenda Sirisë dhe shteteve fqinje është rritur nga 20 në 24 milionë. Për këtë vit nevojitet të mblidhen 10 miliardë dollarë për këto nevoja”, thuhet në njoftim.

Nga agjencia e OKB-së theksuan se 4,2 miliardë dollarë do të dedikohen për ndihmën ndaj sirianëve në Siri, ndërsa 5,8 miliardë dollarë për nevojat e sirianëve si refugjatë në vendet fqinje. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“100 arritje në 4 vite”/ 38 xhami dhe kisha të restauruara dhe të shpëtuara prej rrënimit
Artikulli tjetërNisin fluturimet direkte Tiranë-Dubai/ Dëshmi e interesit të madh për Shqipërinë të Emirateve të Bashkuara Arabe