TIRANË, 30 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot një fotoalbum nga inspektimet e kryera sot në qarkun e Lezhës, duke vënë në fokus disa prej investimeve kryesore në këtë bashkitë e këtij qarku.
Po ashtu Kryeministri Edi Rama ndoqi nga afër procesin e rindërtimit në qytetin e Mirditës, në kantierin ku po ndërtohen banesat për familjet e prekura nga tërmeti i vitit të shkuar.
Më tej Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër punën mbresëlënëse që po vijon për lagjen e re, Zonën 1 dhe Zonën 2 të qytetit që po rilindin më të bukura, më të sigurta e më mikpritëse.
Kreu i qeverisë ndoqi edhe vaksinimin e të moshuarve në Lezhë dhe Laç ku deklaroi se “numri i vaksinimeve mund të shkojë deri në 30 mijë në ditë dhe në një kohë shumë më të shpejtë sesa e kemi parashikuar mund të bëjmë dozën e parë masivisht dhe të mbyllim gjithë pjesën vulnerabël”.
Gjatë ditës së sotme kryeministri Rama mori pjesë edhe në prezantimin e kandidatëve për deputetë të PS-së për qarkun e Lezhës. /k.s/






















