Ballina Bota

SHBA – Blinken: Mbështesim zgjidhjen e problemeve në Mesdheun Lindor përmes diplomacisë

UASHINGTON, 11 mars /ATSH-AA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi se po ndiqte nga afër zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor dhe përpjekjet e bëra kohët e fundit të Turqisë me Bashkimin Europian për zgjidhjen e problemeve në rajon dhe se ata e  mbështesin këto përpjekje.

Blinken, mori pjesë në një seancë të Komitetit të marrëdhënieve me jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve ku ai iu përgjigj pyetjeve lidhur me situatën e fundit në Mesdheun Lindor.

Duke pretenduar se janë të shqetësuar nga disa veprime të Turqisë gjatë vitit të fundit në Mesdheun Lindor dhe se Ankaraja në disa situata ka kryer veprime provokative kundër Greqisë, Blinken tërhoqi vëmendjen se zgjidhja e problemeve në rajon mund të bëhet vetëm nëpërmjet rrugëve diplomatike.

“Javët e fundit janë shënuar zhvillime pozitive lidhur me çështjen e Mesdheut Lindor. Kontaktet e Turqisë me BE-në dhe vendet e tjera për ndërmarrjen e hapave më konstruktivë, shihet se ka ulur tensionin në rajon. Këtë e mbështesim dhe do të vazhdojmë të ndihmojnë për hedhjen e këtyre hapave në këtë drejtim”, theksoi Blinken.

“SHBA-ja është e kujdesshme në çështjen për sigurimin e stabilitetit në Mesdheun Lindor dhe ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha palëve. Mosmarrëveshjet e shfaqura në rajon mund të zgjidhen në mënyrë paqësore me rrugë diplomatike dhe jo me rrugë ushtarake dhe provokative”, shtoi Blinken./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Parlamenti miraton planin për forcimin e kontrollit të Hong Kongut
Artikulli tjetërKredia me probleme shënoi nivelin 8.2% në janar 2021