Ballina Bota

KINË – Parlamenti miraton planin për forcimin e kontrollit të Hong Kongut

PEKIN, 11 mars /ATSH-DPA/ – Parlamenti i Kinës miratoi planin e Partisë Komuniste për të forcuar kontrollin e Hong Kongut duke rregulluar sistemin e tij elektoral.

Kongresi Kombëtar i Popullit miratoi një plan për të përmirësuar sistemin zgjedhor të Hong Kongut duke i dhënë një komiteti pro Pekinit fuqinë për të emëruar më shumë ligjvënës të qytetit dhe duke zvogëluar rolin e publikut në qeveri.

Masa, e cila synon të sigurojë që ”vetëm patriotët qeverisin Hong Kongun”, vjen një vit pasi Pekini miratoi një ligj të sigurisë kombëtare që çoi në protesta qendrën e njohur financiare, ku u arrestuan dhjetëra persona.

Plani kaloi në unanimitet të plotë me 2 895 vota pro.

Parlamenti miratoi gjithashtu planin pesë-vjeçar të zhvillimit ekonomik të vendit, miratuar me 2 873 vota pro, 11 kundër dhe 12 abstenime.

Plani synon të drejtojë Kinën drejt arritjes së vetëmjaftueshmërisë teknologjike, duke rritur konsumin e brendshëm dhe duke u mbështetur më pak në eksportet e mallrave me cilësi më të ulët.

Drejtimi i ri vjen pas një lufte tregtare një vjeçare me SHBA./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRiparohet ura e Stërmasit, siguri më e lartë për drejtuesit e mjeteve 
Artikulli tjetërSHBA – Blinken: Mbështesim zgjidhjen e problemeve në Mesdheun Lindor përmes diplomacisë