Ballina Ekonomi

Kredia me probleme shënoi nivelin 8.2% në janar 2021

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, kredia me probleme shënoi nivelin 8.2%, në janar të këtij viti, nga 8.11% që ishte në fund të vitit 2020.

Sipas BSH-së, rritja minimale e kredisë me probleme nuk e shmang këtë tregues nga nivelet e qëndrueshme që ka regjistruar vitet e fundit.

Qëndrueshmëria e raportit të kredive me probleme u ndikua shumë nga masat rregullatore lehtësuese që ndërmori BSH-ja, ndër të cilat shtyrje e pagesës së kësteve të kredisë për një periudhë 6 mujore, apo dhe ristrukturimi i kredive, duke i ardhur në ndihmë individëve dhe biznesit për më shumë likujditet në kushtet e situatës së vështirë të krijuar nga COVID.

Në fund të janarit, portofoli i kredisë ishte në rritje me 6.6% krahasuar me një vit më parë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Blinken: Mbështesim zgjidhjen e problemeve në Mesdheun Lindor përmes diplomacisë
Artikulli tjetërDhjetëra të rinj në Elbasan i bashkohen PS, Balla: Mbi 60 % e qytetarëve mendojnë që Shqipëria duhet të vazhdojë me Edi Ramën