Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore/ 348 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Sipas AKU-së, gjatë ditës së sotme janë realizuar nga drejtoritë rajonale të AKU-së 348 inspektime dhe monitorime.

“Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 14 masa me paralajmërim kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit 3D si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit”, bën të ditur AKU.

Në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të taskforcës antikovid” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 642 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit, si dhe këshillimi i përfaqësuesve të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPensionet private, vlera e aseteve llogaritet 29 milionë euro në fund të 2020-s
Artikulli tjetërAUSTRI – OPEC + zgjat ndërprerjet e prodhimit të naftës