Ballina Bota

AUSTRI – OPEC + zgjat ndërprerjet e prodhimit të naftës

VJENË, 4 mars /ATSH-DPA/ – Vendet eksportuese të naftës OPEC + vendosën zgjatjen e  politikës së tyre kufizuese të prodhimit të naftës edhe për një muaj tjetër, deri në fund të prillit.

“Vetëm Rusia dhe Kazakistani u lejuan të zgjerojnë prodhimin, me përkatësisht 130 000 fuçi dhe 20 000 fuçi”, njoftoi OPEC sot në mbrëmje pas disa orësh negociata në internet nga grupi.

Kohët e fundit, aleanca me 23 vende, e udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Rusia, preu ndjeshëm prodhimin e naftës për të stabilizuar tregun.

Çmimet në tregjet e naftës u rritën për shkak të shtrirjes së strategjisë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore/ 348 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin
Artikulli tjetërITALI – Rastet COVID-19 sërish në rritje, 22 865 në 24 orët e fundit